Revista Frontera, udhëzuesi i ri i mjekësisë estetike. Frontera Medical SPA prezanton botimin e parë kozmetiko-shkencor me kupon DHURATË
Frontera zgjerohet jo vetëm në qytete të ndryshme të Shqipërisë me investime në shërbime, personel e tekonologjitë më të fundit, por edhe në ide. Udhëzuesi më i ri për mjekësinë estetike ka dalë në treg, është “one and onle”, revista Frontera.
Në hollet pritëse të çdo pike Frontera Medical SPA, ju serviret botimi i bukurisë, ku do të zbuloni përmes personaliteteve të dermatologjisë kozmetike mjekësore sekretet e kujdesit ndaj vetes. Gjithashtu, aty do të shpalosen pajisjet më inovative dhe standardet që ofron mjekësia estetike premium.
Largpamëse dhe me vizion të qartë për të sjell më të mirën në tregun shqiptar, CEO Dorina Shamo është e vendosur të garantojë zhvillimin e sektorit jo thjesht duke ofruar një përvojë ekskluzive në klinikë por edhe në përparimin e njohurive të klientëve në lidhje me mjekësinë estetike. Informacioni të con gjithnjë te zgjedhjet e duhura. Këtë synon revista Frontera, të shuajë dyshimet e çdokujt, duke i orientuar që të marrin vendimet e sigurta, e të përmbush pritshmëritë e tyre.
Revista Frontera po shërben si një hapësirë e dedikuar në përgjigje të evolimit të industrisë estetike që do të dokumentojë hap pas hapi studimet shkencore, praktikat klinike moderne apo trendet botërore. Dorinën e udhëheq vetëm një strategji në rrugëtimin e padiskutueshëm drejt suksesit, siç thotë vetë ajo “Nuk mund të kesh sukses në gjërat që bën, nëse aty nuk jeton pasioni.” Në thelb qëndron edhe mirënjohja. Revista Frontera përmban brenda edhe një shpërblim për të gjithë ata që abonohen në revistë do të përfitojnë edhe një kupon dhuratë, i cili mund të përdoret për shërbime në rrjetin e Fronterës.
Kjo revistë vjen si rezultat i një rruge të gjatë zhvillimi dhe konsolidimi të Fronterës, e cila prej vitit 2019 në Tiranë është rritur duke ndërtuar një model të integruar mes farmacisë, klinikës dhe estetikës mjekësore. Qasja e saj është bazuar në një filozofi ku shërbimet, teknologjia dhe produktet nuk funksionojnë të ndara, por si pjesë e një sistemi të vetëm të koordinuar.
Ne fjalen e saj te hapjes themeluesja e Fronteres, Znj. Dorina Shamo thekson se “Ky nuk ka qenë kurrë një projekt i ndërtuar mbi llogari të ftohta biznesi. Ka lindur nga një dëshirë e sinqertë për të treguar çfarë qëndron pas asaj që sot shihet si Frontera. Një rrugëtim i ndërtuar hap pas hapi, për më shumë se një dekadë”.
Rritja e Fronterës është shoqëruar me zgjerim të vazhdueshëm strukturor dhe operativ, ku deri në vitin 2023 janë konsoliduar rreth 10 biznese të ndërlidhura në sektorë të ndryshëm të shërbimeve dhe estetikës. Ky zhvillim pasqyron një qasje të bazuar jo vetëm në zgjerim, por në riorganizim dhe standardizim të proceseve.
Në një treg ku imazhi shpesh dominon mbi substancën, Frontera thekson një qasje ndryshe: ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm profesional, ku çdo vendim bazohet në disiplinë, strukturë dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Një nga shtyllat kryesore të këtij vizioni është Frontera Academy, një projekt i dedikuar edukimit dhe trajnimit profesional në fushën e mjekësisë estetike dhe kirurgjisë estetike. Akademia synon të krijojë një standard të qëndrueshëm profesional dhe të sigurojë transferimin e njohurive tek brezat e rinj të specialistëve.
Revista e re përfshin gjithashtu një pasqyrë të plotë të shërbimeve, teknologjive dhe zhvillimeve më të fundit të kompanisë, duke ofruar një vështrim të brendshëm mbi mënyrën se si Frontera e koncepton lidhjen mes estetikës, mjekësisë dhe mirëqenies.
Në një industri që po ndryshon me ritme të shpejta, Frontera Medical Spa pozicionon këtë revistë si një hap të parë drejt krijimit të një reference të re informimi dhe profesionalizmi në fushën e estetikës dhe kirurgjisë estetike në Shqipëri.