Masazhi Anticelulit është një mënyrë efikase, që sjell një përmirësim të dukshëm në zonat ku celuliti është lokalizuar më shumë. Metoda bazohet në një kombinim të masazhit anticelulit dhe produkteve me bazë bimore, që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit. Nëpërmjet serumeve të veçanta me bazë vaji esencial, që depërtojnë deri në shtresën e fundit të hipodermës, dhe masazhit drenues, arrihet shkrirja e dhjamit në mënyrën më natyrale të mundshme.