Përfitimi kryesor që ofron ky masazh është komunikimi në çift apo tek pjestarët e tjerë. Është një urë e mrekullueshme komunikimi ndërmjet dy personave, ndërkohë që terapistet aplikojnë masazhin relaksues. Terapisti në këtë rast është si një ndërmjetës i heshtur ndërsa kryen masazhin, zbut muskujt, ushtron presion në pikat kyçe duke ofruar njëkohësisht terapinë e Aromaterapisë apo teknika të tjera masazhi. Ky masazh ju siguron kohë për një bisedë të qetë, e cila hap rrugën për një bashkim të mrekullueshëm mes palëve.