Trajtimi DermaFacial përfshijnë pesë hapa të kryera me pesë lloje teknologjish, të cilave u shtohen kokteje të personalizuara me përbërësit e gjeneratës së fundit . Çdo produkt është formuluar për të mbështetur dhe përmirësuar pamjen dhe shëndetin e lëkurës

Aqua B – AquaB kombinon lëvizjen spirale me teknologjinë e vakumit. Pastron, hidraton dhe përgatit lëkurën për hapin tjetër të terapisë.

Vibrox -Kjo teknologji inovative e mikrodermabrasionit integron frekuencën e dridhjeve dhe dritën e kuqe LED për të përmirësuar ndjeshëm pamjen e ngjyrës dhe strukturës së lëkurës. Aplikuesi VibroX është përmirësuar me xhel për të prodhuar efektin Bohr, ku mikroflluska të CO2 rrisin shpërndarjen e oksigjenit në dermë dhe mbështesin rigjenerimin.

MicroT -MicroT përdor teknologjinë microcurrent për të stimuluar tonifikimin e muskujve. Këto rryma të vogla elektrike zbutin lëkurën dhe stimulojnë muskujt e fytyrës për të reduktuar dukshëm dobësinë e lëkurës dhe për të rikonturuar fytyrën.

C0llagen+ – Kolagjen+ ngroh në mënyrë të barabartë lëkurën në 39-42 °C për të stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës që mbështesin qëndrueshmërinë dhe përtëritjen

UltraB  – Kjo teknologji e ultrazërit termik me frekuencë të lartë ndihmon përthithjen transdermale të solucioneve që përmbajnë përbërës aktivë për të përshpejtuar mbajtjen e lagështisë në lëkurë.

This will close in 5 seconds

Follow by Email
Instagram
WhatsApp