rezervoni konsultËn tuaj!


Konturimi i Trupit me Teknologjinë LipoAI: Rezultate të Dukshme me Rikuperim Minimal

Ofertat frontera

Zgjidhni një nga paketat

Shpërndaje:

Konturimi i Trupit me Teknologjinë LipoAI: Rezultate të Dukshme me Rikuperim Minimal

Nëse ka një gjë që kërkojmë të gjitha nga trajtimet estetike të trupit, ajo është: rezultate të dukshme, minimale ndërhyrje dhe rikuperim i shpejtë. Këtë pikërisht ofron LipoAI, një ndër teknologjitë më të avancuara që sot përdoret në qendrat estetike të nivelit të lartë.

LipoAI është një trajtim minimal invaziv që kombinon fuqinë e lazerit me inteligjencën artificiale, për të synuar depozitat problematike të dhjamit dhe për të ndihmuar shtrëngimin e lëkurës në të njëjtën kohë. Ndryshe nga liposuksioni tradicional, ku trupi pëson trauma më të mëdha dhe koha e rikuperimit është më e gjatë, LipoAI siguron që energjia e lazerit të përqendrohet me saktësi aty ku është e nevojshme, duke mbrojtur indet përreth.

Ky trajtim është ideal për zona si barku, kofshët, krahët, beli apo edhe zona më delikate si mjekra. Procedura zgjat pak orë, ndërsa rikthimi në aktivitetet e përditshme mund të bëhet shumë më shpejt.

Në Frontera, çdo procedurë me LipoAI realizohet nga mjekë të trajnuar dhe me eksperiencë, duke garantuar sigurinë maksimale dhe rezultate estetike të natyrshme.

Instagram
WhatsApp