Pse Vetullat dhe Qerpikët Janë ‘Touchi Final’ i Pamjes Suaj
Ndërsa shumë herë fokusohemi te grimcat, fondotintat apo konturimet, shpesh harrojmë rëndësinë e formës së vetullave dhe qerpikëve. Në fakt, janë pikërisht këto dy elementë që i japin fytyrës një kornizë natyrale dhe definicion.
Në Frontera, kujdesi për vetullat nuk është vetëm një formësim i thjeshtë, por një art. Specialistët tanë analizojnë formën e fytyrës, simetrinë dhe vijat natyrale të vetullave për të krijuar një rezultat harmonik që nxjerr në pah tiparet më të bukura të klientit.
Për qerpikët, ofrojmë teknika moderne si lash lift, extensions natyrale apo volumi i kontrolluar për një pamje elegante dhe të pastër, pa e rënduar syrin apo fytyrën. Kjo do të thotë më pak grim çdo mëngjes dhe një pamje e freskët në çdo moment të ditës.
Detajet bëjnë diferencën. Dhe në Frontera, këto detaje marrin vëmendjen e merituar.









