Grow & Glow nga Dorina Shamo, podcasti që lidh bukurinë me shkencën
Çdo të mërkurë në mbrëmje, në ekranin e Top News, podcasti “Grow & Glow” i moderuar nga themeluesja e suksesshme e Vanmed, Frontera Medical Spa dhe Frontera Academy, Dorina Shamo, sjell një qasje të re dhe frymëzuese në media për botën e mjekësisë estetike, dermatologjisë dhe kirurgjisë plastike.
Një grua e suksesshme si Dorina që e njeh nga A te Zh sektorin, me përvoja globale në kompanitë më të zhvilluara vjen në ekran plotësisht në mënyrë origjinale për të treguar të dyja anët e medialjes së mjekësisë estetike.
Programi është konceptuar si një platformë informacioni, edukimi dhe shkëmbimi përvojash, duke bashkuar profesionistët më të spikatur të sektorit me publikun e gjerë, që t’i ndihmojë të bëjnë zgjedhjen e duhur për kujdesin ndaj vetes.
Vizioni i Dorina Shamos shkon përtej investimeve në teknologjitë më të avancuara dhe pajisjet moderne që po transformojnë industrinë e estetikës. Ajo beson se zhvillimi i vërtetë i këtij sektori vjen nga kombinimi i inovacionit teknologjik me fuqinë e dijes dhe edukimit të vazhdueshëm. Përmes “Grow & Glow”, audienca ka mundësinë të dëgjojë personalitete të njohura vendase dhe të huaj, mjekë, kirurgë, dermatologë dhe sipërmarrës të industrisë, të cilët ndajnë eksperiencat, sfidat dhe sukseset e tyre profesionale.
Podcasti trajton tema aktuale që lidhen me sigurinë e ndërhyrjeve estetike, zhvillimet më të fundit në dermatologji, kirurgjinë plastike, turizmin estetik dhe standardet profesionale të sektorit. Madje, fokusohet edhe në ndryshimet ligjore të nevojshme për zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimit.
Në një kohë kur viraliteti i rrjeteve sociale ndikon në vendime të gabuara për ndërhyrjet estetike, informacioni i saktë dhe i verifikuar është më i rëndësishëm se kurrë. Ndaj “Grow & Glow” nga Dorina Shamo synon të krijojë ura komunikimi mes mjekëve dhe pacientëve, duke promovuar kulturën e kujdesit të përgjegjshëm ndaj vetes dhe rëndësinë e zgjedhjeve të informuara.
Me këtë projekt, Dorina Shamo po krijon një komunitet profesionistësh dhe ndjekësish që besojnë se bukuria, shëndeti dhe zhvillimi profesional ecin krah për krah me dijen, etikën dhe inovacionin.
Çdo episod i “Grow & Glow” është një ftesë për të mësuar, për t’u frymëzuar dhe për të njohur nga afër elitën e mjekësisë estetike, në Shqipëri dhe më gjerë.
Çdo të mërkurë në orën 21:00 në Top News ndiqni “Grow & Glow” nga Dorina Shamo.