Trupi juaj meriton të ndihet dhe të duket në formën e tij më të mirë. Në Frontera Medical Spa ofrojmë një gamë të plotë trajtimesh për konturimin, tonifikimin dhe përmirësimin e strukturës së trupit.
Trupi juaj meriton të ndihet dhe të duket në formën e tij më të mirë. Në Frontera Medical Spa ofrojmë një gamë të plotë trajtimesh për konturimin, tonifikimin dhe përmirësimin e strukturës së trupit.
Trupi juaj meriton të ndihet dhe të duket në formën e tij më të mirë. Në Frontera Medical Spa ofrojmë një gamë të plotë trajtimesh për konturimin, tonifikimin dhe përmirësimin e strukturës së trupit.
Nga trajtimet teknologjike për reduktimin e yndyrës lokale, shtrëngimin e lëkurës dhe modelimin e siluetës, deri tek terapitë për celulitin dhe drenazhimin limfatik — çdo procedurë përshtatet sipas nevojave dhe objektivave individuale.
Me pajisje të avancuara si LipoAI, radiofrekuencë, drenazhe dhe masazhe të specializuara, çdo trajtim në Frontera realizohet me kujdes profesional për rezultate të sigurta, natyrale dhe afatgjata.
Stimulimi elektromagnetik që ndërvepron me strukturën muskulare duke nxitur kontraktime intensive që përmirësojnë tonin dhe volumin muskular, si dhe posturën. Trajtim i shpejtë, pa dhimbje dhe efikas.
Kombinimi i fuqisë së vakuumit, radiofrekuencës dhe manovrave manuale protokollare sjell revolucion në trajtimin jo-invaziv të humbjes së tonusit dhe flaksitetit të lëkurës në fytyrë.
Cooltech Define – Teknologji ftohëse 360 gradë me 9 aplikatorë, e aftë të trajtojë katër zona njëkohësisht për shkrirje të dhjamit përmes apoptozës së provokuar nga temperatura -10 gradë dhe rikonturim të trupit.
TORO është një sistem lazer Q-Switched Nd:YAG që kombinon emetimet në pikosekonda dhe nanosekonda me tre gjatësi vale: 785 nm, 532 nm dhe 1064 nm.
Përdoret për:
Heqjen e tatuazheve
Trajtimin i njollave pigmentare (si melasma dhe lentigo)
Rigjenerimin i lëkurës
Trajtimin e akneve aktive dhe shenjave të tyre
Zbehjen e rrudhave dhe linjave të imta
Shiko Foto
Tetra Pro është një pajisje estetike me teknologji të avancuar që përdor energjinë e lazerit CO₂ për trajtime të ndryshme dermatologjike dhe estetike. Ai përfaqëson një nga versionet më të sofistikuara të lazerit fraksional ablativ, që ofron rezultate të dukshme me kohë minimale rikuperimi.
Përdorimet kryesore të Tetra Pro përfshijnë rinovimin e lëkurës, trajtimin e njollave, trajtimin e shenjave të akneve, tendosjen e lëkurës, reduktimin e strijave etj.
Shiko Foto
Trajtimi i mykut të thonjve realizohet me produkte profesionale dhe teknologji të avancuar, që veprojnë në thellësi për të eliminuar infeksionin dhe për të rikthyer shëndetin natyral të thoit. Trajtimi është i sigurt, pa dhimbje dhe efektiv.
Shiko Foto
Trajtimi, hidratimi dhe rimodelimi i lëkurës përmes teknologjisë JVR (Jet Volumetric Remodelling), e cila përdor energjinë kinetike deri në shtresat e thella të lëkurës në mënyrë jo-invazive, pa dhimbje dhe pa kohë rikuperimi.
Inkorporon teknologjinë inovative RotateRF për konturimin e trupit dhe rejuvenation-in e fytyrës. Kokat dhe protokollet e ndryshme, të kombinuara me kontrollin në kohë të temperaturës, sigurojnë një përvojë unike për pacientët, pa kohë rikuperimi.
Inkorporon teknologjinë inovative RotateRF për konturimin e trupit dhe rejuvenation-in e fytyrës. Kokat dhe protokollet e ndryshme, të kombinuara me kontrollin në kohë të temperaturës, sigurojnë një përvojë unike për pacientët, pa kohë rikuperimi.
Injektimi i sasive të vogla të dioksidit të karbonit në zona të caktuara të trupit për të nxitur shkrirjen e dhjamit të lokalizuar, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, reduktimin e celulitit dhe zbehjen e strijave.
Injektimi në zona të vogla të grumbullimit të dhjamit (Double-chin, krahë) me PPC nga Préime DermaCeuticals, që ndihmon në shkatërrimin e qelizave dhjamore të depozituara prej kohësh.
Virtue SF është një trajtim estetik me teknologji të avancuar mikrogjilpërash dhe radiofrekuencë, i cili përmirëson tonin, elasticitetin dhe strukturën e lëkurës. Vepron në shtresat e thella për të stimuluar kolagjenin, reduktuar rrudhat, porët dhe shenjat e akneve, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar, të freskët dhe të ripërtërirë.
Shiko Foto
Injektimi i plasmës së pasur me trombocite pas centrifugimit të gjakut të pacientit për të përmirësuar hidratimin, rrudhat dhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës.
Injektimi i acidit hialuronik të konjuguar për dhënien e volumit të vitheve (Hip-dips).
Fjala e fundit e epilimit me laser përmes Again Pro nga Deka, që përdor gjatësinë Alexandrite, me fuqi të lartë, i shpejtë, komod dhe pa dhimbje, efikas në të gjitha llojet e qimeve dhe fototipeve të lëkurës, me rezultate të shkëlqyera që pas seancës së parë.