Në një atmosferë luksi dhe qetësie, SPA-ja në Frontera ofron një eksperiencë të plotë mirëqenieje.
Në një atmosferë luksi dhe qetësie, SPA-ja në Frontera ofron një eksperiencë të plotë mirëqenieje.
Në një atmosferë luksi dhe qetësie, SPA-ja në Frontera ofron një eksperiencë të plotë mirëqenieje.
Ritualet relaksuese, masazhet terapeutike, terapitë me avull, sauna, hamami dhe trajtimet holistike janë dizajnuar për të çliruar trupin nga stresi, për të përmirësuar qarkullimin dhe për të rikthyer ekuilibrin natyral të organizmit.
Çdo detaj është i kuruar me profesionalizëm dhe përkujdesje, për t’ju ofruar një pushim të merituar larg ritmit të përditshëm.
Masazhi relaks është bërë rutinë për një pjesë shumë të madhe të njerëzve. Seancat e rregullta të relaksimit janë një hap i shkëlqyer për të përmirësuar mirëqënien, stresin e lartë të punës, detyrimet personale apo shqetësimet e ndryshme. Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e gjumit, krijon rezistencë më të mirë ndaj sëmundjeve, përqendrim më të mirë, më shumë energji dhe më shumë durim.
Masazhi suedez është një trajtim terapeutik për të gjithë trupin që punon mbi indet dhe muskujt e butë, duke ndihmuar në rikthimin e shëndetit dhe balancimit të sistemit nervor. Ai gjithashtu ndihmon në lehtësimin e tendosjes muskulare, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe zvogëlimin e stresit.
Masazhi me gurë të nxehtë përdoret për të relaksuar trupin dhe për të lehtësuar muskujt e tendosur, duke ndihmuar edhe në shërimin e indeve të dëmtuara.
Është një teknikë e avancuar që përdor goditje të thella dhe presion të fortë për të trajtuar stresin, dhimbjet muskulore dhe probleme të tjera të trupit. Masazhi i indeve të thella ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të thella dhe trajtimin e problemeve të muskujve dhe lidhjeve
Përdor vajra esenciale shumë të koncentruar, të cilat ndihmojnë në relaksim, menaxhimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e humorit.
Ofron një përvojë unike për çiftet, duke ndihmuar në komunikimin dhe relaksimin e përbashkët gjatë sesionit të masazhit.
Një metodë e përshtatshme për ata që ushtrojnë aktivisht sport, duke ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve, zvogëlimin e tensionit muskulor dhe rigjenerimin e trupit pas stërvitjes.
Shërbimi i manikyrit ofron kujdes dhe bukuri për duart tuaja, duke përfshirë formësimin e thonjve, pastrimin e kutikulave dhe aplikimin e llakut sipas dëshirës. Është momenti ideal për të rikuperuar pamjen e duarve dhe për të shtuar një prekje elegance në çdo detaj të look-ut tuaj.
Shiko Foto
Përqendrohet në nyjet e ngushta të muskujve, duke synuar lehtësimin e tensionit dhe dhimbjeve.
Zvogëlon stresin dhe përmirëson gjendjen emocionale gjatë shtatzënisë, duke lehtësuar dhimbjet dhe përmirësuar qarkullimin.
Masazhi i ngritjes së fytyrës stimulon qarkullimin e gjakut, ndihmon në heqjen e toksinave, çliron tensionin dhe zvogëlon rrudhat dhe linjat e holla.
Pedikyr
Shërbimi i pedikyrit përkujdeset për shëndetin dhe estetikën e këmbëve tuaja, përfshirë trajtimin e thonjve, pastrimin e kutikulave, hidratimin dhe heqjen e shtresave të forta të lëkurës. Një eksperiencë relaksuese që rikthen butësinë dhe freskinë, duke ju dhuruar këmbë të kuruara dhe të bukura në çdo sezon.
Shiko Foto
Një metodë efikase për reduktimin e dukshmërisë së celulitit përmes masazhit të thellë dhe përdorimit të serumeve me bazë bimore.
Skrabi i trupit largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga lëkura, duke e bërë atë më të pastër dhe më të butë.
Trajtim i plotë për këmbët, duke përfshirë scrub, pastrim të thembrave dhe hidratim me kremra cilësorë.
Ofron detoksifikim të trupit, përmirësim të qarkullimit të gjakut, menaxhim të stresit dhe përmirësim të teksturës së lëkurës.
Përfshin presion pasiv dhe të butë përgjatë linjave energjetike të trupit për të rritur fleksibilitetin dhe balancimin e sistemeve të energjisë.
Pajisje vertikale për nxirje uniforme të lëkurës.
Mbështjellje me baltë për tonifikim, hidratim dhe relaksim të muskujve, si dhe për lehtësimin e nyjeve të lodhura dhe të dhimbshme.