Çdo lëkurë ka historinë e saj — ndaj edhe kujdesi duhet të jetë unik.
Çdo lëkurë ka historinë e saj — ndaj edhe kujdesi duhet të jetë unik.
Çdo lëkurë ka historinë e saj — ndaj edhe kujdesi duhet të jetë unik. Në Frontera Medical Spa, trajtimet e fytyrës ndërthuren me teknologjinë më të avancuar, ekspertizën dermatologjike dhe përkujdesjen estetike për të rikthyer balancën, shkëlqimin dhe vitalitetin natyral të lëkurës suaj.
Nga pastrimi i thellë dhe hidratimi intensiv, te trajtimet kundër rrudhave, akneve apo njollave pigmentare — çdo procedurë përshtatet sipas nevojave individuale për të arritur rezultate të dukshme dhe afatgjata.
Lëkura juaj meriton më të mirën.
Kombinimi i 36 mikrogjilpërave prej ari me radiofrekuencën dhe koktejet mezoterapike nga Préime DermaCeuticals. Kjo terapi trajton problematika të ndryshme të fytyrës, qafës, dekoltesë dhe duarve, si rrudhat e imëta dhe të thella, humbjen e elasticitetit dhe tonusit, porozitetin, cikatricet post-akneike dhe post-traumatike, melazmat, dehidratimin dhe humbjen e elasticitetit.
Laseri me gjatësi vale 675 nm, i pari dhe i vetmi laser me target specifik kolagjenin, mundëson rejuvenation, reduktimin e rrudhave dhe melasmave, si dhe shkëlqimin e lëkurës. Pa dhimbje, jo-invaziv, pa kohë rikuperimi dhe me rezultate të shpejta.
Rikthimi i shkëlqimit dhe hidratimit të lëkurës përmes injektimit të acidit hialuronik në përqendrim të lartë (3.5%) nga Préime DermaCeuticals, duke përmirësuar tonusin, teksturën dhe rrudhat fine.
Një sistem mekanik selektiv që përdor vibracionet për të shkarkuar likidet e tepërta dhe për të përmirësuar sistemin neuromuskular. Është e aftë të emetojë frekuenca të ndryshme për të trajtuar fytyrën.
Degradimi i fillerit të injektuar në zona të ndryshme përmes Hyaluronidazës nga Préime DermaCeuticals. Procedurë e shpejtë dhe me rezultate që vërehen që në ditët e para.
Injektimi i sasive të vogla të dioksidit të karbonit në zona të caktuara për përmirësimin e rrathëve të zinj poshtë syve.
Injektimi në fytyrë, qafë, dekolte apo duar i produkteve Skin Renew apo Skin Lift nga Préime DermaCeuticals, me përmbajtje acidi hialuronik, peptide, acid askorbik dhe resveratrol, për rikthimin e tonusit të humbur, hidratimin dhe përmirësimin e rrudhave në çdo seancë.
Injektimi i plasmës së pasur me trombocite pas centrifugimit të gjakut të marrë nga pacienti, për të përmirësuar hidratimin, rrudhat dhe për t’i dhënë shkëlqimin e humbur lëkurës.
Injektimi në fytyrë, qafë, dekolte, duar apo flokë i qelizave staminale (CD34), PRP (platelet rich plasma) dhe PPP (platelet poor plasma), që dalin nga centrifugimi i gjakut të vetë pacientit nga centrifuga revolucionare Medifuge. Procedura përfshin edhe krijimin e një biofilleri nga qelizat staminale për reduktimin e rrudhave fine, si dhe një maskë dhe krem të personalizuar prej qelizave staminale, që pacienti e përdor për një muaj rishtaz.
Fjala e fundit e Video Dermatoskopisë dhe krijimit të Hartës Trupore, me një saktësi dhe efikasitet të lartë në identifikimin, klasifikimin dhe pamjen e lezioneve dhe nishaneve.
Injektimi përmes teknikës BAP
(Bioaesthetic points) i 2 ml acid hialuronik të pakonjuguar, për të hidratuar, tërhequr lëkurën dhe për të përmirësuar tonusin dhe elastic- itetin e saj.
Fjala e fundit e epilimit me laser përmes Again Pro nga Deka, që përdor gjatësinë e valës Alexandrite, me fuqi të lartë, i shpejtë, komod, pa dhimbje, efikas në të gjitha llojet e qimeve dhe fototipeve të lëkurës, dhe me rezultate të shkëlqyera që pas seancës së parë.
Pastrimi manual i pikave të zeza dhe komedoneve, trajtimi me produkte sipas tipologjisë së lëkurës dhe aplikimi i një maske për qetësimin dhe hidratimin e saj. Procedura ndihmon në rikthimin e shkëlqimit natyral dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës.
Eksfolim i lëkurës për largimin e qelizave të vdekura në shtresën e jashtme të saj, përmirësimi i rrudhave fine, teksturës, hiperpigmentimeve, tonusit dhe i jep shkëlqimin e humbur lëkurës. Peeling veror duozomal mund të bëhet edhe në stinën e verës për të rigjallëruar lëkurën e dehidruar nga temperaturat e larta.
Injektimi i acidit hialuronik të konjuguar për dhënien e volumit apo mbushjes së rrudhave:
Rimodelim i mjekrës me filler.
Shiko Foto
Frontera Medical Spa Tiranë. Adresa: Pranë Librit Universitar, Tiranë
E Hënë – E Shtunë: 9am – 9pm
Frontera Medical Spa Delijorgji. Adresa: Rruga Kavajës, Tiranë
E Hënë – E Shtunë: 9am – 9pm
Frontera Crowne Plaza. Adresa: Rruga Taulantia, Durrës
E Hënë – E Shtunë: 9am – 9pm
Frontera Fushë-Krujë. Adresa: Rruga e vjetër e Laçit, siper OSHE
E Hënë – E Dielë: 9am – 9pm
Frontera Green Coast. Adresa: Palasë
E Hënë – E Shtunë: 9am – 9pm
Frontera Medical Spa Tiranë: 0696095222
Frontera Medical Spa Delijorgji: 0692056469
Frontera Crowne Plaza: 069 409 9043
Frontera Fushë-Krujë: 0696079137
Frontera Green Coast: 0694099056
fronteramedicalspa@gmail.com
WhatsApp us