Nail spa – ky term kohe pak i perceptuar nga veshë jo ekspertë shkon në përputhje me filozofinë për mirëqenie fizike , mendore dhe shpirtërore. Nail spa është trajtimi relaksues i pushimit të drekës, është dhurata që i bëjmë vetes në ditët kur “koha” s’ka për ne, është një bisedë mes shoqesh ndërkohë që zgjedhim ngjyrat trend të stinës, është përkujdesja ndaj fëmijës tim me thonj problematik , është dhurata për bashkëshortin, babain, vëllain, shokun e këdo që në ditët e sotme e ndjen të nevojshme të kujdeset për hapat që hedh.