Peeling kimik është një procedurë jo invazive, e cila në vetvete përfshin një sëre metodash të cilat përdoren për të trajtuar rrudhat dhe “imperfeksionet” e lëkurës. Ky trajtim konsiston në aplikimin në lëkurë të një lënde kimike që synon eleminimin e qelizave të vdekura duke stimuluar kështu ripërtëritjen e qelizave të reja. Në këtë mënyrë, lëkura arrin të hidratohet lehtësisht, të duket me rinore dhe të ndihet e butë. Pas procedurës së peeling do të zhdukni të gjitha papastërtitë e lëkurës, do të zvogëloni poret e zgjeruara, si dhe të zbehni çdo shenjë të akneve në lëkurë. Peeling kimik mund të aplikohet në fytyrë, qafe ose duar. Koha më e përshtatshme për këtë procedurë është stina e dimrit.