Presoterapia është një trajtim mjekësor dhe estetik që ndikon në qarkullimin limfatik duke përdorur presionin e ajrit në pjesë të ndryshme të trupit, duke alternuar kompresionin me dekompresionin. Ajo stimulon në mënyrë efektive sistemin limfatik. Ka shumë përfitime pozitive për shëndetin dhe bukurinë nga aplikimi i valëve të presionit me anë të një aparature të sofistikuar elektronike. Kjo procedurë sjell përmirësime në çrregullimet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe problemeve venoze si variçet, këmbët e lodhura dhe gjymtyrët e rënda. Vlen për tu përmendur që presoterapia ndihmon ndjeshëm në problemet e tretjes kur trajtimi aplikohet në bark, eliminon lëngjet e tepërta të trupit duke bërë një reduktim të celulitit. Është e përsosur për tonifikimin e muskujve dhe nyjeve, por është gjithashtu relaksuese për muskujt.